Reagon Molliqaj: Persekutimi që po na bëhet nga pushteti kriminal, nuk na frikëson as dobëson

Aktuale

Reagon Molliqaj: Persekutimi që po na bëhet nga pushteti kriminal, nuk na frikëson as dobëson

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:25
Dardan Molliqaj

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimit të deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kërkuar lirimin e tyre dhe të aktivistëve të dënuar ditë më parë, derisa ka thënë se persekutimi që po u bëhet nga pushtetit, nuk i frikëson as dobëson, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Persekutimi që po na bëhet nga pushteti kriminal as nuk na frikëson e as nuk na dobëson.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Albinit, Donikës dhe Albulenës si dhe të aktivistëve të denuar padrejtësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat