“Shpërthen” Kimete Berisha: Vetëvrasja e PRONTO-s

Aktuale

“Shpërthen” Kimete Berisha: Vetëvrasja e PRONTO-s

Nga: B.S Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Kimete Berisha

Publicistja  Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vizitën e djeshme të kryetares Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova.

 “Pra, në mënyrën më transparente të mundshme dhe krejt ashiqare ‘iu tregoi’ kriminelëve se ende kanë ‘kohë’ për të vrarë dëshmitarë (nëse ka mbetur naj një i gjallë), ende kanë kohë m’i fshi gjurmët e krimeve (nëse ka mbetur naj një pa e fshirë), ende kanë afat që ta blejnë pafajësinë dhe lirinë e tyre, qysh e kanë blerë deri tani nga UNMIK-u dhe EULEX-i”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Vetëvrasja e PRONTO-s

Dje Trëndafilova erdhi në Kosovë dhe ‘iu tregoi’ kriminelëve shqiptarë se ende nuk janë ngritur aktakuzat për ta, le të flejnë rehat, qysh kanë fjetur qe 20-të vjet, se s’ka gjë njëherë për njëherë prej punës së Gjykatës Speciale.

Pra, në mënyrën më transparente të mundshme dhe krejt ashiqare ‘iu tregoi’ kriminelëve se ende kanë ‘kohë’ për të vrarë dëshmitarë (nëse ka mbetur naj një i gjallë), ende kanë kohë m’i fshi gjurmët e krimeve (nëse ka mbetur naj një pa e fshirë), ende kanë afat që ta blejnë pafajësinë dhe lirinë e tyre, qysh e kanë blerë deri tani nga UNMIK-u dhe EULEX-i.

Mafia politike shqiptare e ka blerë e korruptuar drejtësinë e OKB-BE-së, jo po ta bën hesap një grua e cila në pranverën e ardhshme del në pension.

Trëndafilova s’pati nevojë të vijë e ‘t’u tregojë’ kriminelëve se prokurori i Gjykatës Speciale ende nuk e ka përgatitur asnjë aktakuzë kundër tyre, sepse kështu si ka vepruar ajo zonjë, u ka dhënë forcë, u ka dhënë ymyd, dhe i ka motivuar kriminelët, si për shembull të dalin sot dhe ta arrestojnë Albin Kurtin me kaq arrogancë.

Trëndafilova është dashur të vijë e të na ndihmojë, t’i lë në ethe kriminelët, t’i lë varur, e jo t’u jap zemër e të na merr më qafë.

A i patë policët që e mbanin zap Albin Kurtin, çfarë bishash hundlesht, nuk e fshihnin dot urrejtjen e tyre ndaj tij (se ku me ditë cilit politikan i raportojnë ata, siç thoshte i ndjeri Bajram Rexhepi derisa ishte ministër i policisë), dhe sidomos e folura primitive dhe kërcënuese e tyre, taman mesjetare, kur i kanë çu njerëzit m’i pushkatu pa gjyq.

Këta, vërtetë po ngordhin, teksa nuk arrijnë aspak ta fshehin egërsinë.

P.S. PRONTO, ruaju po e mbyt veten, duke provuar t’i ‘mbysësh’ njerëzit para dëshmitarit të diellit. Qelbësirat dhe pacovat si ju rrinë në terr dhe nga terri do të ngordhin, duke e hëngër mishin e vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat