Haradinaj reagon pas arrestimit të deputetëve, ja çfarë thotë për hedhjen e gazit

Aktuale

Haradinaj reagon pas arrestimit të deputetëve, ja çfarë thotë për hedhjen e gazit

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 11:54
Ramush Haradinaj

Pas arrestimi të deputetëve të LVV-së ka folur edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se kundërshtonin marrëveshjeve që mbesin rrezik për Kosovën.

Sipas tij hedhja e gazit lotsjellës në kuvend ka sjell të mira, ndryshe ka thënë se deputetet nuk kanë bërë asgjë të keqe prandaj nuk kanë pse të mos paraqitën në Gjykatë.

"Sot ndodhi arrestimi i deputetëve të Kosovës. Tani e vërteta është se kundërshtonim marrëveshjeve që mbesim rrezik për Kosovën. Ne mendojmë që aj rebelim i atëhershëm ka sjelle të mira. Ndërsa qëndrimi Aleancës atëherë ka qenë që meqenëse është kundërshtim politikë e jo ligjor. Unë mendoj që deputetet që kanë kundërshtuar nuk kanë pse të mos paraqiten në Gjykatë ata nuk kanë bërë asgjë që meriton me u fshehe. Të gjithë e kemi bërë me vetëdije kundërshtimin", ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se beson që LVV-ja do ti ndaj kundërshtimet politike dhe ato ligjore.

"Nuk me vjen mirë që ka ndodhur kështu, po besoj që LVV-ja do ti ndajë kundërshtimin politikë dhe ligjor. Ata nuk kanë pse të ikin", ka thënë ai.

Ndërsa për seancat tha se mund të organizohen kur ka ligje me rendësi dhe po besoj që do të jemi në nivel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat