“Për të njëjtën kauzë, me metoda të njëjta proteste, Hadadinaj kryeministër e Kurti në burg”

Aktuale

“Për të njëjtën kauzë, me metoda të njëjta proteste, Hadadinaj kryeministër e Kurti në burg”

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 13:29
Albin Kurti

Agron Demi ka komentuar arrestimin e deputetit të VV-së Albin Kurti dhe deklaratën e kryeministrit Haradinaj për këtë arrestim.

Haradinaj ka thënë se kanë pasur të njëjtën kauzë dhe se gazi ka pasur efekt, por që nuk duhet të kenë frikë të përballen në gjykatë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceook, Demi ka thënë se të dy kanë protestuar për të njëjtën kauzë, me të njëjtat metoda dhe njëri është bërë kryeministër e tjetri në burg.

“Ironia: për të njejtën kauzë, me metoda të njëjta proteste, njëri bëhet Kryeministër, tjetri shkon në burg”, ka shkruar Demi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat