Dështon për të tretën herë seanca ndaj Lushtakut

Aktuale

Dështon për të tretën herë seanca ndaj Lushtakut

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:17
Sami Lushtaku

Për herë të tretë ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve të akuzuar për ikjen nga hapësirat e QKU-së.

Sërish, për mungesë të një prej të akuzuarve, këtë herë Skender Tahirit, nuk ka pasur kushte për mbajtjen e seancës.

Gjyqtari Shasivar Hoti ka caktuar seancën e radhës për datën 6 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat