Ymeri konfirmon paraburgimin për deputetët e VV-së: Prapë Klani Pronto me shokë e paterica!

Aktuale

Ymeri konfirmon paraburgimin për deputetët e VV-së: Prapë Klani Pronto me shokë e paterica!

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:34
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka konfirmuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka caktuar nga një muaj paraburgim deputetëve të arrestuar të VV-së, Albulena Haxhiut, Donika Kada-Bujupit dhe Albin Kurtit.

Ymeri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjyqtari Beqir Kalludra, ka dënuar edhe dje aktivistët e VV-së, pa prova, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes, po persekutohen.

Më poshtë reagimi i plotë i Ymerit:

30 ditë paraburgim për deputetët, Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra.

Prapë Klani Pronto me shokë e paterica.

Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë.

Të njëjtit që po duan t'ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s. Sepse vetëm VETËVENDOSJE!-n e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale. Sepse janë kundër vullnetit popullor.

Dhe pengesë do të na kenë. Përjetësisht. Kundër krimit.

Liri për deputetët.

Liri për aktivistët./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat