Shpend Ahmeti reagon pas vendimit të Supremes

Aktuale

Shpend Ahmeti reagon pas vendimit të Supremes

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 17:29
Shpend Ahmeti

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në facebook ka komentuar vendimin e Supremes që të mos ketë rinumërim në Prishtinë e Prizren.

Ai ka thënë se tani do të jenë edhe më vigjilent në mbrojtje të votës.

“Gjykata Supreme rrëzoi vendimin skandaloz të PZAP! Tani duhet të vazhdojë numërimi i votave me kusht dhe votave me postë. Falemnderit të gjithë qytetarëve për mbështetjen e dhënë në proces. Tani edhe më vigjilent në mbrojtje të votës”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ende nuk dihet se kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe me postë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat