Thaçi fton Vuçiqin për vizitë në Prishtinë

Aktuale

Thaçi fton Vuçiqin për vizitë në Prishtinë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 18:22
Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq dhe Mogherini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të vizituar Beogradin.

Thaçi, në një intervistë dhënë mediumit serb, “Remarker”, megjithatë, është shprehur i hapur që ta pres homologun e tij serb, Vuçiq, në Prishtinë, të cilit edhe i ka dërguar ftesë publike.

Remarker: Kur do të shkoni në Beograd apo kur do ta prisni presidentin serb, Aleksandar Vuçiq këtu në zyrën tuaj?

Thaçi: Vuçiq është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd.

Thaçi flet për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, për hapat që po i bëjnë këto dy shtete kah BE-ja, për atë se cili është bashkëbisedues më i mirë, ish-presidenti Boris Tadiq apo ai aktual, Aleksandar Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat