Thaçi: FSK-ja është shëmbëlltyrë e shtetit tonë

Aktuale

Thaçi: FSK-ja është shëmbëlltyrë e shtetit tonë

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 13:48
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar pjesëtarët e FSK në Ditën e Forcës.

Thaçi thotë se secili qytetar sot mburret me të arriturat e FSK-së të cilat sipas tij janë dëshmuar me të rriturat në akademitë më të mira ushtarake në botë.

Presidenti thekson se FSK është e hapur për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe u shërben të gjithë qytetarëve pa dallim.

Postimi i Thaçit në Facebook

Në Ditën e Forcës, 27 Nëntor, i urojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, për profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmuar për të dhënë më të mirën, duke u shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie apo rajoni.

Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s, me pjesëtarë që shkollohen e trajnohen dhe korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës dhe që i shërbejnë Kosovës në çdo kohë e çdo vend.

Forca e Sigurisë së Kosovës është shëmbëlltyrë e shtetit tonë, duke qenë e hapur për të gjitha komunitetet dhe duke punuar për përfaqësim sa më të mirë gjinor.

Secili qytetar i Kosovës sot mburret me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Jemi krenarë me ju! HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat