Rrugës për në Vlorë, Thaçi ndalet te varrezat e Jasharëve - s’ka takim me familjen

Aktuale

Rrugës për në Vlorë, Thaçi ndalet te varrezat e Jasharëve - s’ka takim me familjen

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 07:01
Thaçi, homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe edhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Sonte jam këtu në Prekaz, për të nderuar dhe respektuar në mënyrën më të lartë shtetërore angazhimin dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë heronjve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që qëndruan në istikame për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se ka ardhur në Prekazin heroik në kuadër të kremtimit të festave të nëntorit, të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të festës së flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Nuk është raportuar nëse Thaçi është pritur në shtëpinë e familjes Jashari, megjithatë ka kohë që presidenti i vendit nuk takohet me familjarët e Jasharëve.

Ndryshe, Presidenca njofton se Thaçi mbrëmë është nisur për në Vlorë, ku sot do të marrë pjesë në manifestimin qendror për 28 Nëntorin, 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat