Tillerson: Shqipëria mike dhe aleate e çmuar e SHBA-së

Aktuale

Tillerson: Shqipëria mike dhe aleate e çmuar e SHBA-së

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 09:04
Rex Tillerson

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson uroi popullin e Shqipërisë për 105 vjetorin e pavarësisë.

Në 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur urimi për shqiptarët edhe nga sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson.

Tillerson e ka vlerësuar Shqipërinë mike dhe aleate të shquar të ShBA-së.

“Shqipëria është një mik dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të vazhdueshëm drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimin në BE”, thuhet në urimin e Tillersonit.

Tillerson më tutje në urim ka përmendur edhe kontributin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal dhe luftën kundër ISIS-it.

“Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për mposhtjen e ISIS dhe në promovimin e  stabilitetit rajonal”, thuhet më tutje në urim.

Tillerson vlerëson edhe përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.

“Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat kryesore përfshirë reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit publik dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj”, përfundon urimi i Tillersonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat