Thaçi: Kuvendi sa më parë ta votojë Demarkacionin dhe t’i hap rrugë liberalizimit

Aktuale

Thaçi: Kuvendi sa më parë ta votojë Demarkacionin dhe t’i hap rrugë liberalizimit

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 16:09
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar Kuvendin e Kosovës dhe deputetët që sa më parë ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionin me Malin e Zi dhe t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave.

“SHBA-të, BE-ja dhe shtetet anëtare kërkojnë nga Kosova ta përmbyll sa më shpejt çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje kjo tani më që është nënshkruar në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe është ratifikuar nga Mali i Zi. Prandaj, Parlamenti i Kosovës sa më shpejt duhet të ratifikojë këtë marrëveshje dhe t’i hapë rrugë liberalizimit të vizave. Është e pakuptimtë që vendi më proevropian në Evropë të mbetet vendi më i izoluar” tha Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat