Hahn: BE e gatshme për Ballkanin

Aktuale

Hahn: BE e gatshme për Ballkanin

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 17:10
Johannes Hahn

Bashkimi Evropian gjithnjë e më shumë është i gatshëm të shqyrtojë anëtarësimin në bllok të shteteve të Ballkanit Perëndimor, çka do të ndihmonte në garantimin e paqes në rajon duke pasuruar vetë BE-në, tha komisionari evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Ai foli për mediat para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Ka më shumë gatishmëri brenda shteteve anëtare për të adresuar zgjerimin”, tha Hahn për të përditshmen austriake, Wiener Zeitung.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status.

BE-ja e sheh rajonin të rëndësishëm për çështjet si kontrollimi i migrimit dhe luftimi i kërcënimeve të sigurisë që variojnë që nga ndikimi i rusisë e deri tek islami radikal.

“Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të”, tha Hahn.

Ballkani Perëndimor dhe 20 milionë banorët e tij, që kërkojnë prosperitet, janë një treg shumë tërheqës për bllokun, shtoi Hahn, duke nënvizuar se një shtet i ri anëtar i bllokut nuk është një peshë, por një pasuri.

Komisionari tha se nuk mbështeste idenë e një Evrope me disa shpejtësi pasi kjo do të bënte që vendet anëtare të përçaheshin. Sipas tij, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i mundësuar shteteve më të dobëta, të arrijnë fuqinë e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat