Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të shtetit të Kosovës - Bota Sot
Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të shtetit të Kosovës

Aktuale

E martë, 12 dhjetor 2017

Procesi i Berlinit dëshmon njohjen e plotë të shtetit të Kosovës

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 11:13
Pamje nga tryeza shkencore "Rruga drejt integrimit ekonomik evropian e Kosovës"

(E plotësuar) - Për Kosovën, tregu ekonomik evropian mbetet synimi kryesor, ndërsa Procesi i Berlinit në të cilin Kosova është trajtuar njëjtë me vendet e tjera, ka dëshmuar njohjen e plotë të sovranitetit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Isa Mustafa, me rastin në tryezën shkencore “Rruga e Kosovës drejt integrimit ekonomik evropian”, ku tha se Procesi i Berlinit, një urë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ka ndikuar në përshpejtimin e reformave të tregut energjetik, në aspektin e sigurisë dhe të krijimit të hapësirës së  përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Sipas Mustafës, është e nevojshme që pas përfundimit të Samitit të Londrës të përmbyllet ky proces dhe të vazhdohet rruga për integrim në BE.

Ai tha se si i tillë, ky proces ka kontribuar në zhvendosjen e marrëdhënieve dhe proceseve të rrugës së konflikteve në rrugë të mirëkuptimit, përderisa ka nxitur vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërtojnë infrastrukturë fizike rrugore e hekurudhore, lidhje të transportit ajror dhe bashkëpunim ekonomik në aplikimin e teknologjisë informatike me standardet e BE-së.

Mustafa: Procesi i Berlinit ka dëshmuar njohjen e plotë të sovranitetit shtetëror të Kosovës

“Ky proces ka shërbyer pozitivisht në përshpejtimin e reformave infrastrukturore, reformave ekonomike, të tregut energjetik, në bashkëpunim kulturor dhe të rinisë ... 3’02” Për Kosovën, interesat e saj ekonomike, tregu unik i BE-së mbetet synimi ynë themelor. Kjo përputhet edhe me propozim implementimit të marrëveshjes së Sabilizim-Asocimit dhe marrëveshjes së CEFTA-s... Procesi i Berlinit ka dëshmuar njohjen e plotë të sovranitetit shtetëror të Republikës të Kosovës, duke pasur parasysh se në këtë proces, Kosova është trajtuar plotësisht e barabartë me vendet e tjera. Por ky proces ka nevojë të mbështetet nga vendet e fuqishme të BE-së”, tha ai. 

Anëtarja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Justina Shiroka-Pula tha se Kosova që nga paslufta ka bërë hapa për harmonizimin e legjislacionit me direktiva të Bashkimit Evropian (BE).

Shiroka-Pula: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm sa i përket sektorit energjetik

“Republika e Kosovës që nga paslufta ka bërë ka bërë hapa të rëndësishëm drejt harmonizimit të legjislacionit dhe rregulloreve të sektorit energjetik me direktiva të Komisionit Evropian. Një nga hapat e rëndësishëm është shthurja e KEK-ut, si operator i vetëm  i integruar vertikalisht. Ky është një proces tejet i rëndësishëm për sistemin elektro-energjetik, në rritjen e transparencës të efiçiencës në këtë sistem, duke i parë direktivat të cilat e kanë mundësuar shthurjen e KEK-ut. Republika e Kosovës është njëherit nënshkruese e traktatit të të komunitetit të energjisë, hap i rëndësishëm në harmonizimin e legjislacionit të energjisë me atë të Komisionit Evropian. Nënshkrimi i këtij  traktati, njëherit është detyrë e Kosovës t’iu përmbahet obligimeve që vijnë direktivat e BE-së”, tha ajo.

Më tej, Pula shtoi se këto direktiva synojnë të direktojnë një treg të qëndrueshëm, përderisa integrimi i tregjeve të BE-së është kompetencë e Këshillit Evropian.

Ekonomisti Sokol Havolli, i cili prezantoi punimin "Procesi i Berlinit i vendeve të Ballkanit Perëndimor", theksoi se këtë fushëveprim janë përfshirë disa projekte investive, të cilat janë investime të drejtpërdrejta të vendeve të Ballkanit, e që janë transporti, energjia, hapësira e përbashkët ekonomike. Ndërsa tha se në Samitin e Londrës pritet që të jetë temë edhe çështja e sigurisë.

***

Për Kosovën, tregu ekonomik evropian mbetet synimi kryesor, ndërsa Procesi i Berlinit ka dëshmuar njohjen e plotë të shtetit të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë tryezës shkencore "Rruga drejt integrimit ekonomik evropian e Kosovës" shkencore, ku tha se është trajtimi i njëjtë i Kosovës me vendet e tjera në procesin e Berlinit që nënkupton njohje të plotë të shtetit të Kosovës.

Ai tha se në punimin "Procesi i Berlinit i vendeve të Ballkanit Perëndimor", që shtjellon procesin e Berlinit, kanë argumentuar se procesi i Berlinit ka kontribuar në zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i nxitur këto vende në zhvillim infrastrukuror.

"Si rezultat i këtij procesi vendet e rajonit kanë filluar të bashkëpunojnë në sektorin ekonomik. Për Kosovën tregu ekonomik evropian mbetet synimi jonë. Kemi ardhur në përfundim se ky proces ka kontribuar në zhvendosjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku rruga e konfliktit është shndërruar në rrugë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Procesi i Berlinit ka dëshmuar njohjen e plotë të shtetit të Kosovës, pasi që Kosova është trajtuar njëjtë si vendet e tjera", tha ai.

Ekonomisti Sokol Havolli, i cili prezantoi punimin "Procesi i Berlinit i vendeve të Ballkanit Perëndimor", theksoi se procesi i Berlinit synon lehtësime të të bërit biznes, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë dhe tregun digjital.

Sipas tij, përmes traktatit të energjisë, ky aspekt përfshinë edhe ndërtimin e rregullativës dhe tregjeve të energjisë. Havolli theksoi së në këtë fushëveprim janë përfshirë disa projekte investive, të cilat janë investime të drejtpërdrejta të vendeve të Ballkanit.

Ish-ministrja e Energjisë, Justina Shirika Pula, tha se Republika e Kosovës që nga pas lufta ka bërë hapa të rëndësishëm drejt harmonizimit të legjislaturës dhe rregulloreve të sektorit energjetik me direktivat e KE-së.

Ajo theksoi se shthurja e KEK-ut, si operatori i vetëm i integruar vertikalisht, është një proces mjaft i rëndësishëm dhe që vjen nga direktiva e parë dhe e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test