Ministri Berisha në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”

Aktuale

Ministri Berisha në Konferencën “SHBA-Karta e Adriatikut-A5”

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:09
Pamje nga konferenca

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha, me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmila Shekerinska - Jankovska po merr pjesë në punimet e Konferencës “SHBA-Karta e Adriatikut”, në Ohër të Maqedonisë.

Berisha do ta paraqesë ekspozenë e tij në seancën plenare si dhe pritet të zhvillojë takime bilaterale me homologët pjesëmarrës në Konferencë.

Konferenca e ministrave të mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kartës së Adriatikut është me rëndësi të veçantë dhe ministrat e Mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, bashkërisht analizojnë sfidat e fushës së sigurisë dhe të mbrojtjes të përpiqen të gjejnë mënyra me të cilat mund t'i zbusim ato me përpjekje të përbashkëta.

Konferenca e Ministrave të Mbrojtjes shërben si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizave përmes së cilave ministrat të gjejnë mënyrat për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Po ashtu, konferenca e ministrave të Mbrojtjes paraqet një mundësi për ritheksimin e vendosmërisë së shteteve pjesëmarrëse për forcimin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal dhe harmonizimin në perspektiven sa i përket prioriteteve të sigurisë në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat