Rugova: Vendimi i Supremes skandaloz, Dreshaj është matrapaz politik

Aktuale

Rugova: Vendimi i Supremes skandaloz, Dreshaj është matrapaz politik

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 18:39
Haki Rugova

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Istogut, Haki Rugova e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Supreme që kjo komunë të shkojë në rivotim.

Rugova ka thënë se ky vendim është i skandaloz madje sipas tij edhe politik.

Kandidati i LDK-së për Istogun i pyetur nëse do ta bojkotojnë këtë proces është shprehur se për një gjë të tillë nuk mund të jap tash përgjigjeje.

“Vendimi është krejtësisht i padrejtë, a e pranojmë a po jo është gjë tjerë, por vendimi është skandaloz dhe i padrejtë, të qiten edhe një herë qytetarët të dalin votime”.

“Ai është një problem tjetër  mund të qyet politik  dhe të shohim si do të veprojmë tutje, këtë përgjigjeje nuk mund ta japë tani”, ka thënë Rugova.

Gjykata Supreme sot ka vendosur që Istogu të shkojë në rivotim duke respektuar një vendim që kishte marrë PZAP dhe duke hedhur poshtë ankesat e LDK-së e AAK-së.

Rugova ka thënë se përsëri do të jetë fitues, ndërsa e ka quajtur matrapaz politikë kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj, i cili ka thënë se Rugovën e mund edhe po të mbahen zgjedhje çdo javë.

“Unë do të jem fitues s’ka asnjë dyshim,  dhe ajo çfarë e thotë kundërkanditati i jem se Haki Rugovën e mundi çdo herë, tregon se ai s’ka haber çka është politika ai është një matrapozë poltikë i cili nuk mund të fitojë kurrë në Istog”, është shprehur Rugova.

Më 19 dhjetor sipas rezultateve preliminare Haki Rugova kishte dalë fitues, ndërsa pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë Gani Dreshaj kishte përmbytur rezultatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat