Pacolli: Krenar me djemtë dhe vajzat e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave

Aktuale

Pacolli: Krenar me djemtë dhe vajzat e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 20:22
ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli është shprehur krenar me djemtë dhe vajzat ekspertë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, të cilët kanë shkuar në Shqipëri për të ndihmuar në tejkalimin e krizës së krijuar nga vërshimet.

“E vlerësoj jashtëzakonisht shumë vendimin e Ministrit të Brendshëm të Kosovës z. Flamur Sefaj për dërgimin e ekipeve të shpëtimit në ndihmë për bashkëkombasit tanë në Shqipëri, të cilët po përballen me vërshime të mëdha. Krenar me djemt dhe vajzat ekspertë të Agjencisë për menaxhimin e emergjencave. Jemi bashkë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat