Nis java kundër korrupsionit

Aktuale

Nis java kundër korrupsionit

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:26
ilustrim

Edhe zyrtarisht ka filluar “Java Kundër Korrupsionit 2017”, e cila që nga sot do të zgjasë deri më 9 dhjetor.

Me këtë rast nga Koalicioni i Organizatave Joqeveritare (OJQ) “Java Kundër Korrupsionit 2017”, Betim Musliu, tha se ky tash është një aktivitet që po shndërrohet në aktivitet tradicional.

Ai bëri të ditur se kjo javë ka për qëllim sensibilizimin e publikut dhe akterëve në luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, risi këtë herë është që përveç diskutimit të temave të diskutojmë edhe për raste specifike.

Musliu tha se në kuadër të kësaj jave do të kenë risi sepse do të kenë raste konkrete nga njerëz konkret.

“Në të gjithë sektorët kemi hulumtuar raste konkrete, siç është sistemi i drejtësisë, arsimi shëndetësia e kështu me radhë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se IKD do të prezantojnë raportin "pronto"  dhe rastin e manipulimit të provimit te jurisprudencës së kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Pjesë e këtij koalicioni janë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP, Iniciativa për Proges (INPO), Organizata Çohu, Instituti KIPRED dhe Instituti Columbus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat