“Qeveria mos të financojë vrasësit e Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, e....”

Aktuale

“Qeveria mos të financojë vrasësit e Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, e....”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:30
Ilustrim/Bota sot

Shpejtë pritet që Gjykata Speciale të fillojë me ngritjen e aktakuzave të para. Këtë e ka dëshmuar edhe vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës. Qeveria ka marrë vendim për mbrojtjen e personave të cilët mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara, duke mbuluar shpenzimet për mbrojtje juridike dhe financiare.

Ndonëse Kosova njihet për buxhet të varfër, ai do të varfërohet edhe më tutje në këtë rast, kur Gjykata Speciale do të fillojë punën e saj. Kjo pasi që, është përmendur se qeveria e Kosovës do të mbulojë edhe shpenzimet e familjarëve që do të vizitojnë dëshmitarët në Hagë.

Njohësi i çështjeve politike, Nexhat Haziri ka thënë në një prononcim për “Bota sot”, se sa do të dëmtohet buxheti i Kosovës në këtë rast mbetet të shihet nga numri i të akuzuarve.             

Image
Nexhat Haziri

“Thuajse edhe qeveritë e shteteve të tjera të përfshira në luftërat që pasuan shpërbërjen e ish federatës jugosllave, dhe Kosova nuk mund ta bënte një përjashtim të tillë. Por sa janë mundësitë buxhetore të Kosovës për t’i mbështetur financiarisht të akuzuarit nga gjykata speciale, kjo mbetët të shihet se sa do të jetë numri i të akuzuarve”, thekson Haziri.

Sipas tij, është i papranueshëm fakti që Qeveria e Kosovës nuk duhet të financoj edhe të akuzuarit për vrasjet e pasluftës. Kësisoj, nuk duhet të financojë vrasësit e kolonel Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt, etj. 

“Por ajo që për mua do të jetë e papranueshme besoj edhe për shumicën e qytetarëve të Kosovës, është se ky financim nuk duhet të bëhet edhe për të akuzuarit për vrasjet politike të pasluftës. Dhe këtu qeveria duhet të jetë e vëmendshme pasi nuk guxon të financoj për mbrojtjen e tyre vrasësit e kolonel Ahmet Krasniqit, Xhemajl Mustafës, Smajl Hajdarajt e personaliteteve të tjera të jetës shoqërore e politike të Kosovës. Një veprim i tillë i qeverisë duhet të kundërshtohet nga qytetarët”, ka përfunduar analisti Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat