PZAP nesër publikon vendimin për Prishtinën dhe komunat tjera

Aktuale

PZAP nesër publikon vendimin për Prishtinën dhe komunat tjera

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 20:48
Ilustrim

Gjatë ditës së nesërme do të bëhen publike vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për ankesat që janë bërë pas publikimit të rezultateve të KQZ-së.

Në PZAP janë dorëzuar shtatë ankesa, tre nga LDK, tre nga PDK dhe një ankesë e kandidatit të pavarur të Shtimës.

Afati ligjor për shqytimin e këtyre ankesave ka përfunduar sot në ora 15:00, mirëpo zyrtarë të PZAP-së nuk kanë dalë me vendim për këto ankesa.

Kryesuesi i PZAP-së, Mul Desku në një prononcim ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme ata do të dalin me vendimet.

“Nesër gjatë ditës do të dalim me vendime. Ende nuk e dimë kohën e saktë, por gjatë orarit të punës”, ka thënë ai.

Ndryshe, LDK ka paraqitur ankesa në komunën e Kamenicës, Istogur dhe për Prishtinën. PDK, për komunëne Prizrenit, Klinës dhe Rahovecit. Ndërsa ankesa e shtatë është nga kandidati i pavarur për kryetar të Shtimës, Fatmir Rashiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat