Haxhi Avdyli ka dy fjalë për Skënder Hysenin

Aktuale

Haxhi Avdyli ka dy fjalë për Skënder Hysenin

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:57
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli, deputeti i LDK-së, përmes një postimi në Facebook ka thumbuar rëndë kolegun e tij të partisë, ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Ai thotë se bllokada tri vjeçare, po vije edhe nga heshtja e njerëzve që duhej të flitnin, përcjellë “Bota sot”.

Avdyli i bën thirrje Hysenit të mos hesht, sepse, sipas tij heshtja e ish-ministrit po vret shpresën e shumë të rinjve.

Ja postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

Dy fjalë për Skender Hysenin.

Meqenëse askush s’po e merr guximin me i thanë, atëherë po më bie mua.

Sepse kjo gjendje e bllokadës 3 vjeçare , po vije edhe nga heshtja e njerëzve që duhej të flitnin.

Personi në fjalë nuk heshti ku u deshtë t’i merr të gjitha privilegjet e të qenurit  Ministër, e heshti për tërë ato vite kur Isa Mustafa luftoi vetë. Heshtë edhe tani sepse ka dëgjuar që heshtja është ari.

Por heshtja e tij prej aristokrati, e rrëzoi edhe vetë atë nga kjo çështje që u bë kauzë për të ardhur në pushtet brigada e zëvendës qeveritarëve në krye me komandat brigade Ramush Haradinaj.

Sot shoqëria është e ndarë ,por edhe duke vuajtur në geton që në heshtje po jetojmë të izoluar të gjithë përveç ndoshta Skënderit.

Muaj e vite u sulmua çdo kush që guxonte të thoshte që duhet dal nga ky qorrsokak që e futën Kosovën disa politikanë për kauzën e ardhjes në pushtet dhe nga ata që heshtën kur u deshtë të flitnin. Të parët ia arritën qëllimit, erdhën në pushtet me sharje, vezë e lotsjellës. E të dytët të rrëzuar nga pushteti do rrinë të heshtur. Edhe atë ish Ministër i brendshëm që kjo çështje bashkë me Ministrin e Jashtëm ishin nënshkruesit e saj. 

Për fund Skënder mos hesht po fol, sepse heshtja jote po vret shpresën e shumë të rinjve. Mos hesht, nëse ke diçka për të thënë, sepse ju ishit akter në atë kohë e ne ishim vetëm vrojtues.

Apo ndoshta duhet që edhe tani vetëm Isa Mustafën ta lini të flas kurse privilegjet e rrogën e Ministrit atëherë e tani me askë s’po e ndan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat