Numri i lëndëve të pa zgjidhura ka vënë në kolaps Gjykatat e Kosovës

Aktuale

Numri i lëndëve të pa zgjidhura ka vënë në kolaps Gjykatat e Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Florin Vërtopi

Numri i lartë i lëndëve të pa zgjidhura siç duket i ka vënë në kolaps Gjykatat e Kosovës. Kështu vlerëson avokati Florin Vërtopi i cili duke folur rreth punës së Gjykatave në Kosovë , dhe numrit të shumtë të lëndëve të cilat mbeten ende të pluhurosura nëpër sirtarët e saj, ka thënë se numri i lartë i lëndëve të pa zgjidhura është duke e cunguar funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Ai ka thënë për “Bota sot”  se për ta ndihmuar këtë mangësi dhe për ta zgjidhur këtë problem duhet domosdo që të rritet numri i Prokurorëve dhe numri i Gjyqtarëve në Kosovë .

“Mendoj se edhe për këtë çështje ka zgjidhje, nëse veç rritet numri i Prokurorëve si dhe numri i Gjyqtarëve. Po ashtu, prokurorët duhet t’i japin përparësi “marrëveshjes për pranimin e fajësisë” e cila është e përcaktuar sipas nenit 233 të KPP. Dhe për të ndodhë kjo duhet t’iu jepet qasja në shkresat e lëndës avokatëve mbrojtës”, ka thënë Vërtopi.

Sipas tij, në praktikë kjo qasje mjerisht është duke u penguar, ani pse Gjykata e Strasburgut, me aktgjykimet e saja është e shumë qartë, ku edhe i obligon Prokurorët që të respektojnë parimin e “barazisë së armëve”.

“Avokati mbrojtës duhet të bindet përmes provave materiale se i mbrojturi i tij e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.”, është shprehur avokati Vërtopi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat