Raporti për demarkacionin, Cakolli: Komisioni rivlerësoi punën e komisionit paraprak, nuk solli version të ri

Aktuale

Raporti për demarkacionin, Cakolli: Komisioni rivlerësoi punën e komisionit paraprak, nuk solli version të ri

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 20:18
Raportimi i Komisionit për Demarkacion

Sot Komisioni Shtetëror për shënjimin e kufirit ka publikuar raportin për demarkacionin me Malin e Zi.

Për këtë raport, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli thotë se komisioni nuk ka sjellë version të ri të marrëveshjes, por vetëm ka rivlerësuar të punës së komisionit paraprak, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vetëm me votën e deputetëve të Kuvendit, marrëveshja e vitit 2015 do të marrë epilog.

Image
Eugen Cakolli

Postimi i plotë:

Që potencialisht të negociohet një marrëveshje e re për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, duhet dhërë verdikt, qoftë ‘për’ apo ‘kundër’, versionit aktual nga Kuvendi. E drejta e traktateve nuk njeh mundësinë që dy shtete që kanë nënshkruar një marrëveshje, të ratifikojnë dy versione të ndryshme të po të njëjtës marrëveshje.
Kurse, mandati i komisionit aktual ka qenë vetëm rivlerësimi i punës së komisionit paraprak, dhe jo sjelljen e një versioni të ri të marrëveshjes. Raporti i paraqitur sot, si i tillë, ka karakter këshillues/rekomandiv dhe assesi nuk ka asnjë efekt juridik detyrues.

E ardhmja e marrëveshjes së vitit 2015, dhe në përgjithësi mënyra se si do procedohet tutje, është në përgjegjësinë dhe kompetencat ekskluzive të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Vetëm me votën e tyre, kjo çështje mund të marrë një epilog!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat