“Njeriu vetëquajtur i fjalës dhe vendimeve të mëdha doli cullak para opinionit”

Aktuale

“Njeriu vetëquajtur i fjalës dhe vendimeve të mëdha doli cullak para opinionit”

Nga: B.S Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:40
Ramush Haradinaj

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e sotëm të qeverisë për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka ironizuar me kryeministrin Haradinaj, për të cilin ka thënë se i ashtu quajtur njeriu i fjalës dhe vendimeve të mëdha, sot doli siç ka thënë Avdyli “cullak” para opinionit.

“Por territori Kosovës ska gajle që srritet por me rëndësi Karrika e tij por ruhet edhe ndonje ditë. Edhe Qeveria po rritet me ndonje zv.ministër por Kosova jo. Kurkush ska vdek edhe nëse i shkon fytyra. Njeriu vetëquajtur i fjalës dhe vendimeve të mëdha doli cullak para opinionit”, ka shkruar Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Kur të vie Demarkimi në Kuvend.
Javën tjetër ka shansë që tërë ajo pështymë e hudhur do rilëpihet.
Ka shansë që Murat Meha të quhet burrë.
Të kërkoi falje dikush para tërë popullit që 2 vite i ka rrejt dhe i ka izoluar.
Kur të vie demarkimi ne Kuvend , territori nuk po rritet sigurtë, ka shans që çmimi vezëve të rritet.
Apo ndoshta bëhemi GAZ.
Por territori Kosovës ska gajle që srritet por me rëndësi Karrika e tij por ruhet edhe ndonje ditë.
Edhe Qeveria po rritet me ndonje zv.ministër por Kosova jo. Kurkush ska vdek edhe nëse i shkon fytyra. Njeriu vetëquajtur i fjalës dhe vendimeve të mëdha doli cullak para opinionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat