Qela: Raporti i Bulliqit me të meta, Ahtisari vizionar i shekullit për shqiptarët

Aktuale

Qela: Raporti i Bulliqit me të meta, Ahtisari vizionar i shekullit për shqiptarët

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:08
Tomor Qela

Zëdhënësi i Komisionit për Demarkacionin të udhëhequr nga Murat Meha, Tomor Qela, ka thënë që raporti i komisionit të ri, kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, ka disa të meta.

Gjeografi Qela ka thënë që raportet profesionale duhet të provojnë çështjet e ngritura si hipotezë, e që rrjedhimisht komisioni i ri do të duhej të dilte me koordinata të reja që argumentohen me fakte përcjellëse.

“Sa i përket raportit të komisionit të ri konsideroj, nga këndvështrimi profesional, që ky raport është shumë shkurt-pamës. Kjo prodhon një situatë jo të këndshme për fazat e ardhshme”

“Raporti ishte një dokument PDF me 58 faqe, e në fillim thuhet që ka 600 faqe. Raportet në tavolinat e arbitrazhit duhet të jenë të sakta. Ndoshta në vazhdim do të publikohen por për momentin janë kaq” deklaroi Qela në një intervistë në Zona B.

Qelaj ka vlerësuar planin e pakos së Ahtisarti, për të cilit thotë që ka shkuar përtej Badinterit, i cili u themeluar në vitin 1991 për t’i formuar republikat e ish RSFJ-së, që janë shënjuar mbi parimet bazë të kufijve administrativ.

“Ahtisari ka qenë një vizionar i shekullit për shqiptarët. Në rastin e Kosovës, Ahtisari ka shkuar përtej Badinterit në vitin 1988, atëherë kur Kosova ka qenë autonomi. Ai e ka barazuar Kosovën me republikat tjera të Ish Jugosllavisë”

“Kufiri i Kosovës duhet të përcaktohet mbi bazën e të dhënave administrative para vitit 1988, që nënkupton para suprimimit të Kosovës nga Serbia, me përjashtim të kufirit me Maqedoninë i cili është vendosë në mes të Serbisë dhe Maqedonisë”

“Në këtë kontekst sa i përket pjesës profesionale është rregulluar rruga se si duhet të ndjekim në shënjimin e kufijve” ka thënë Tomor Qela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat