Qela: Kufiri është i caktuar shumë mirë në Kushtetutën e Kosovës

Aktuale

Qela: Kufiri është i caktuar shumë mirë në Kushtetutën e Kosovës

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:13
Tomor Qela

Tomor Qela, zëdhënësi i komisionit të kaluar për Demarkacionin, ka deklaruar në Zona B se kufiri i Kosovës është i caktuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.

“Në kushtetutën e Kosovës kufiri është i caktuar në mënyrë shumë profesionale, kufi sipas Pakos së Ahtisaarit”, pohoi Qela.

Qela ka kritikuar komisionin e ri shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

“Sa i përket raportit të komisionit të ri konsideroj, nga këndvështrimi profesional, që ky raport është shumë shkurt-pamës. Kjo prodhon një situatë jo të këndshme për fazat e ardhshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat