Stefanoviq tregon se kush e largoi Serbinë nga veriu i Kosovës

Aktuale

Stefanoviq tregon se kush e largoi Serbinë nga veriu i Kosovës

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 08:02
Borko Stefanoviq

Marrëveshjet që i kam arritur në Bruksel nuk janë akt njohjeje të pavarësisë së Kosovës dhe në kohën time nuk është nënshkruar anojë marrëveshje, thotë ish shef ekipit negociues të Beogradit me Prishtinën, Borko Stefanoviq.

“Në kohën tonë, ne asnjë marrëveshje s’e kemi nënshkruar. Ne nuk kemi bërë që serbët të kenë letërnjoftimet ë Kosovës, patentë -shofer e pasaporta, pasi që për këtë po na akuzon shpesh Marko Gjuriq, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se “ekipi i tij ka arritur shtatë marrëveshje me autoritetet e Prishtinë, nga të cilat vetëm dy janë jetësuar – ajo për lëvizjen e lirë dhe ajo për anëtarësimin asimetrik të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se për të gjitha marrëveshjet janë njoftuar opinioni dhe Kuvendi i Serbisë të cilat edhe i ka miratuar. Sipas tij, kundër tri marrëveshjeve ka qenë shefi i atëhershëm i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq.

“Marrëveshjet nuk po zbatohen, nuk po zbatohet as Marrëveshja e Brukselit. Nuk po zbatohet as Korniza e Ahtisaarit që është shndërruar në Kushtetutë të Kosovës. Serbët nuk kanë kurrfarë të drejtash që iu garantohen me atë Kushtetutë e lere më të tjera”, ka thënë ai

Stefanoviq ka shtuar se rezultatet e ekipit të tij nuk janë të përkryera, porse janë evituar disa kurthe dhe “nuk është njollosur sovraniteti dhe integriteti kombëtar i Serbisë.”

“Me krenari e them se në asnjë moment këtë s’e kemi bërë. Kur vijnë Kosovë, e kohëve të fundit po vij shpesh, serbët që jetojnë këtu, natyrisht jo publikisht, më thonë se nuk të kemi dashur, për ne nuk ke bërë gjëra të mira, por tani të ndërtojmë nga dheu ne krahasim me këta përparimtarë, thotë Borko Stefanoviq duke e akuzuar pushtetin e Aleksandar Vuçiqit se e ka larguar Serbinë nga veriu i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat