Demi-AAK-së: Pse nuk u lejua demarkacioni të dal në votim në vitin 2015, por bash tash

Aktuale

Demi-AAK-së: Pse nuk u lejua demarkacioni të dal në votim në vitin 2015, por bash tash

Nga: A.S Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:19
Ilustrim

Aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi ka komentuar një deklaratë të shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, i cili ka thënë se qeveria vetëm e ka dërguar për miratim marrëveshjen për demarkacionin, kurse është kuvendi ai që vendos pro ose kundër.

“Shefi i grupit parlamentar të AAK po thotë se "Qeveria vetëm e ka dërgu demarkacionin në Kuvend, e Kuvendi është ai që vendos". E përse nuk u ndoq ky parim qysh më 8 tetor 2015, kur Qeveria e dërgoi në Kuvend demarkacionin, por kurrë nuk u leju me dal në votim? Njerëz të lig”, ka shkruar Demi.

Ndryshe, Qeveria Haradinaj dje ka marrë vendim për të proceduar për miratim në kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë, nga ish-ministri i jashtëm, Hashim Thaçi dhe ai i brendshëm, Skender Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat