“Buxheti i Kosovës –16 cent në ditë më shumë për kokë banori se sa në vitin 2017”

Aktuale

“Buxheti i Kosovës –16 cent në ditë më shumë për kokë banori se sa në vitin 2017”

Nga: A.S Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:26
Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli në një koment në profilin e tij facebook ka shkruar se këtë vit, buxheti i Kosovës ka shënuar rritje vetëm për 16 për qind më shumë se sa në vitin e kaluar.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Buxheti i Kosovës – këtë vit 16 cent në ditë më shumë për kokë banori se sa në vitin 2017.

A rritet mirëqenja qytetare me 16 cent?

Nëse në vitin 2017 kemi pasur në dispozicion 1.725 Milion Euro. Këtë viti buxheti është paraparë të jetë gjithsej 1.829 Milion Euro. Rritja e paraparë është gjithsej 104 Milionë Euro. Rritja prej 104 milion eurosh, edhe pse për qytetarin e rëndomtë mund të duket e madhe, në fakt është një rritje shumë e vogël. Nëse këtë rritje e zbërthejmë në shifra konkrete atëherë secili banorë i Kosovës do të përfitoj në mënyrë direkte apo indirekte në vitin 2018 gjithsej 61.17 Euro në vit, apo 0.16 cent në ditë. Tani le ta mendoj secili qytetar për vetëveten. Me 16 cent në ditë më shumë a ndryshon jeta jote qytetar. E po ky është ndryshimi që sjell aktualisht qeveria në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat