Haxhiu ‘godet’ PDK-në: Janë gati për gjithçka vetëm që ta mbrojnë marrëveshjen e Hashim Thaçit

Aktuale

Haxhiu ‘godet’ PDK-në: Janë gati për gjithçka vetëm që ta mbrojnë marrëveshjen e Hashim Thaçit

Nga: Bota sot Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:38
Albulena Haxhiu

Deputetja nga radhët e Vetëvendosje ka thënë se PDK-ja ka për qëllim vetëm që ta mbrojë marrëveshjen e Hashim Thaçit për demarkacionin.

Sipas saj, kësaj partie nuk i intereson asgjë tjetër përpos kësaj, përcjell Bota sot.

“Ende pa përfunduar mbledhja e qeverisë, PDK doli me deklaratë se duhet të votohet marrëveshja e nënshkruar nga Hashim Thaçi. Siç duket ky subjekt politik nuk e ka hallin as tek humbja e territorit, as te liberalizimi i vizave, por halli i vërtetë është tek nënshkrimi që Hashim Thaçi ka dhënë tek marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe duke pasur parasysh që sipas kodit penal, falja e territorit është tradhti ndaj vendit, sigurisht që ky është shqetësimi më i madh që ka PDK-ja. Pra këta janë në gjendje që ta anashkalojnë edhe tërë punën e komisionit që ka bërë deri më tani, vetëm e vetëm që t’i qëndrojnë pas Hashim Thaçit, sepse ky është halli i vetëm që ka PDK-ja”, ka deklaruar Albulena Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat