Cili është politikani më i pa korruptuar në Kosovë? Kjo është përgjigja e O’Connell

Aktuale

Cili është politikani më i pa korruptuar në Kosovë? Kjo është përgjigja e O’Connell

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:41
Ruairi O’Connell

Në pyetjet që po i bëhen në Facebook ambasadorit amerikan në Kosovë, Ruairi O’Connell, një pyetje ka qenë shumë interesante për të.

Një nga komentuesit e ka pyetur se cilin nga politikanët e Kosovës ai e sheh si më të pa korruptuar, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se në Britani do të përfundonte karriera e atij që është i korruptuar dhe se një gjë e tillë do të duhej të bëhej edhe në Kosovë.

“Cfare pyetje interesante. Ne vende te tjera njerezit pyesin a eshte ose jo i korruptuar. Ne Britani per shembull nje politikan i korruptuar do te ishte i perjashtuar, do te ishte dicka qe do te permbyllte karrieren e tij ose saj. E kuptoj pyetjen, nuk dua te vleresoj politikanet, por dua te them nje gje: nje shkelje e ligjit, nje hap i korruptuar, nje vjedhje e parase publike, nje tentim ndikimi te gjyqtaret, duhet te mjaftoje per t'i perfunduar karriera dikujt. Por kjo varet prej votuesve te Kosoves dhe jo prej meje”, është përgjigjur O’Connell./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat