"Demarkacioni nuk do t’i ketë votat e Nismës”

Aktuale

"Demarkacioni nuk do t’i ketë votat e Nismës”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Bilall Sherifi

Deputetët e NISMA-s për Kosovën, janë kundër versionit aktual të demarkacionit që shumë shpejtë pritet të sillet në Kuvend për votim, pas riprocedimit nga ana e Qeverisë Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Bilall Sherifi, në një prononcimin për "Bota sot".

“Ne demarkacionin e kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë pasi që nuk ka ndonjë ndryshim të tij dhe mbetet që ky version të ndryshohet që partia jonë të vi me qëndrime të reja”-tha Sherifi për "Bota sot".

Ndryshe, Qeveria Haradinaj dje ka marrë vendim për të proceduar për miratim në kuvend Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e nënshkruar në Vjenë, nga ish-ministri i jashtëm, Hashim Thaçi dhe ai i brendshëm, Skender Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat