E konfirmon Qeveria: Haradinaj me 20 persona tjerë është hequr nga lista e INTEPOL-it

Aktuale

E konfirmon Qeveria: Haradinaj me 20 persona tjerë është hequr nga lista e INTEPOL-it

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:32
INTEPOL

Ditë më parë ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është fshirë nga lista e personave në kërkim nga Policia Ndërkombëtare – INTERPOL.

“Sot jam njoftuar pasdite si ministër se INTERPOL-i ka hequr nga lista për arrestim 18 persona. Në këtë listë ka qenë edhe emri i kryeministrit Haradinaj dhe tash nuk është më në listë. Ky veprim do të thotë shumë për akuzat e pabaza që Serbia ka për ish-ushtarët e UÇK-së. Këta persona që deri tash kanë qenë në atë listë tash e tutje mund të udhëtojnë jashtë vendit pa problem", ka thënë Tahiri.

Për këtë, Tahiri ka thënë se është informuar nga Policia e Kosovës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zyra për informim e kryeministrit.

“Po, kryeministri Haradinaj është hequr nga lista e ndjekjes së bashku me 20 persona të tjerë. Natyrisht që këto lista janë të ndikuara nga Interpol Serbia dhe si të tilla janë armiqësore, denigruese dhe absurde”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë Halil Matoshi për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, emri i kryeministrit Haradinaj në listën e personave të kërkuar nga INTEROPL-i, si edhe emrat e disa udhëheqësve të ish-UÇK-së, ishin vënë aty me kërkesën e autoriteteve të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat