Naser Osmani tregon nëse LDK ka vendosur për çështjen e Demarkacionit

Aktuale

Naser Osmani tregon nëse LDK ka vendosur për çështjen e Demarkacionit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:38
Naser Osmani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani ka thënë se ende nuk ka ndonjë qëndrim të prerë sa i përket çështjes së Demarkacionit.

.Ai ka theksuar se duhet ta shoh një herë në detaje materialin nga Komisioni shtetëror për kufirin e Kosovës dhe më pas të vendosin rreth kësaj.

“Ta shohim një herë se çka është procedu, duhet ta marrim materialin dhe të marrim qëndrim, ende nuk e di përmbajtjen, një herë ta shohim dhe do të vendosim për qëndrimin”, ka potencuar Osmani.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës  dje ka miratuar raporti i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se praktika e raportimit në Qeveri nuk është e zakonshme por kanë bërë një privilegj për komisionin.Komisioni i angazhuar në krye me Shpejtim Bulliqin nga kryeministri Haradinaj për rishikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, gjatë ditës së djeshme ka prezantuar të gjeturat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat