“Mbështetje më e madhe ndaj sportit”

Aktuale

“Mbështetje më e madhe ndaj sportit”

Nga: Nebi Ajeti Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:59
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga radhët e Nismës ka thënë që në buxhet duhet kushtuar një vëmendje me madhe fushës së sportit

Sherifi u shpreh se gjatë një takimi me komunitetin olimpik të Kosovës, ky komitet ka kërkuar një mbështetje më të madhe të sportit, dhe shqetësimet e tyre ishin shume normale për arsye se shuarja e klubeve është një faktor negativ në ketë fushë.

“Kur ka sukses ne sporte siq ishte rasti i Majlindes e Nores, politikanët vrapojnë të bëjnë selfie dhe ta reklamojnë me shume veten sesa sportistët, por është me mire te bëjmë diçka më shumë për ta, sepse sporti mban rininë larg nga shume dukuri negative”, përcjellë “Bota sot”

“Grupi parlamentar i Nismës do të angazhohet që sporti të mbështetet më shumë”, ërfundoi deputeti i Nisma për Kosovën Bilall Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat