Përfundon seanca për rastin e Aulon Zekës, deklarohet avokati!

Aktuale

Përfundon seanca për rastin e Aulon Zekës, deklarohet avokati!

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:05
Aulon Zeka

(E plotësuar)- Ka përfundiar seanca e parë për rastin e gjykimit të vrasjes së 16 vjeçarit nga Prishtina, Aulon Zeka.

Avokati i familjes Zeka, Skender Musa, ka konfirmuar se ka prova të mjaftueshme për rastin në fjalë, derisa seanca e rradhës ëstë caktuar të mbahet me 25 dhjetor.

Ndryshe, ligji për të mitur dënimin maksimal e parasheh diku deri në 10 vite.

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Familjarët e Aulon Zekës me lot në sy presin vendimin për vrasjen e djalit të tyre

Për pak çastesh pritet që Gjykata të marrë vendim rreth rastit të gjykimit për vrasjen e 16-vjeçarit nga Prishtina, Aulon Zekës.

Prindërit e viktimës po qëndrojnë brenda seancës, derisa në oborrin e gjykatës gjenden disa familjarë të cilët po kërkojnë drejtësi për rastin në fjalë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat