Flet Milaim Zeka, axha i Aulonit - Bota Sot
Flet Milaim Zeka, axha i Aulonit

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Flet Milaim Zeka, axha i Aulonit

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 10:16
Aulon Zeka

Aktualisht është duke u mbajtur seanca e parë në rastin e gjykimit për vrasjen e 16 vjecarit nga Prishtina, Aulon Zeka.Para objektit të Gjykatës së Apelit janë mbledhur me dhjetëra njerëz të cilët po presin vendimin, e në mesin e tyre edhe shumë familjarë dhe miq.Axha i viktimës, Milaim Zeka  tha se ata po shpresojnë për një vendim të drejtë dhe se e vetmja shpresë e tyre është drejtësia.

“Po shpresojmë që ka me qene gjykim i drejt me dënimin qe e meritojnë për ketë vepër e vetmja shpresë e jonja është te vihet drejtësia në vend” tha ai.Përndryshe Milaim Zeka tha se një vendim i tillë duhet që të jetë maksimal si mjet preventiv për të mos pasur më të tilla raste.“Të jetë dënim maksimal jo që familja na perfitojmë najsen se ma sen nuk perfitojmë po me qenë dënim maksimal si preventiv mos me pas me këso raste” ka thene Milaim Zeka, agja i Aulon Zekes.16 vjeçari, Aulona Zeka u vra në shtator të këtij vitit kurse për këtë rast janë arrestuar dy presona.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test