Çoçaj i PDK-së replikon me deputeten e VV-së për komandant Drinin

Aktuale

Çoçaj i PDK-së replikon me deputeten e VV-së për komandant Drinin

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:42
Nezir Çoçaj

Deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj ka replikuar me deputeten e Vetëvendosjes, Drita Millaku për akuzat e saj se Ekrem Rexhën – Komandant Drinin e kanë vrarë presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Madje Çoçaj i ka thënë Millakur se vjehrri i saj – Sylë Millaku, ka qenë pjesë e strukturave të UDB-së.

“Drini është komandat i respektuar nga Thaçi, Veseli dhe të gjithë”, ka thënë Çoçaj.

“Nëse Drita ka fakte, është mirë t’i ndihmojë edhe Syla dhe t’i ofrojë ato”, ka shtuar ai.

Më pas është kundërpërgjigjur Millaku që ka mohuar se vjehrri i saj ka qenë pjesë e UDB-së.

“Paska informacione të rrejshme sepse vjehrri im nuk ka punuar asnjëherë në UDB. Këta janë këlysh të ShIK-ut dhe nvelit më të ulët. Këta janë të parët që kanë uzurpuar”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat