Me çka mund të karakterizohet viti 2017 për Kosovën?

Aktuale

Me çka mund të karakterizohet viti 2017 për Kosovën?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 20:49
Lirim Zorra

Duke folur rreth asaj se a po humb Kosova kohë të çmuar për zhvillim lokal dhe qendror me stërzgjatje të zgjedhjeve, si karakterizohen ato, dhe cilat janë pasojat  e më pasme financiare të vendit, ligjëruesi në Kolegjin e ISPE Lirim Zorra, ka thënë për “Bota sot” se ky vit karakterizohet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet  komunale të cilat zakonisht është mirë të jenë ndërmjet veti çdo 2 vite.

Mirëpo sipas tij, për shkak të mosbesimit të qeverisës u organizuan zgjedhjet e jashtëzakonshme, padyshim që nga prilli nuk ka funksionim të plotë të organeve shtetërore si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal.

“Kjo padyshim sjell efekte për ngadalësim ekonomik për shkak të pasigurisë se investitorëve për udhëheqësit po ashtu shumë projekte kanë mbetur në gjysmë sepse fokusi ishte në fushatë. Po ashtu kosto për organizim të zgjedhjeve është minimum 5-6  milion euro, andaj të gjitha këto kanë krijuar mos punë dhe stres të një pjese e punonjësve për shkak të ndryshimeve në sistem. Dhe nga ana tjetër reformat dhe shumë ligje të cilat është dashur të miratohen janë stopuar andaj në rast se parp nuk ka zgjedhje të parakohshme duhet që mbas 4 viteve të organizohen në të njëjtën kohë si ato parlamentarët dhe ato komunalet sepse dallimi 3  mujor vetëm stopon  reformat dhe krijon mos punë të njerëzit”, ka thënë ligjëruesi Lirim Zorra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat