Gjyqtari Kalludra flet për mungesën e Veselit dhe Zemajt në seancën ndaj deputetëve të VV-së - Bota Sot
Gjyqtari Kalludra flet për mungesën e Veselit dhe Zemajt në seancën ndaj deputetëve të VV-së

Aktuale

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Gjyqtari Kalludra flet për mungesën e Veselit dhe Zemajt në seancën ndaj deputetëve të VV-së

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 10:43
Gjyqtari Kalludra

Gjykimi ndaj këtyre katër deputetëve, ka vazhduar të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por në seancë sërish ka munguar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka qenë i ftuar si dëshmitar në këtë proces gjyqësor.

Përveç Veselit, në seancën e së enjtes ka munguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjithashtu i ftuar si dëshmitar. Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka deklaruar se nuk ka prova se këta dëshmitarë janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Dy deputetët që kanë marrë pjesë kanë qenë ai nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu dhe nga radhët e LDK-së, Naser Osmani.

Në seancën e kaluar që ishte mbajtur më 1 dhjetor, kishin dhënë dëshmitë e tyre nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti si dhe deputetet e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, Flora Brovina, si dhe ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, raporton Betimi për Drejtësi.

Deputetët e VV-së akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test