Votimi në Istog, vetëm 85 votues jashtë Kosovës dërguan dëshmi - Bota Sot
Votimi në Istog, vetëm 85 votues jashtë Kosovës dërguan dëshmi

Aktuale

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Votimi në Istog, vetëm 85 votues jashtë Kosovës dërguan dëshmi

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:38
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar. Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës 16 korrik-23 gusht, që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në regjistrin qendror civil.

KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të komunave Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. 

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ pati certifikuar rezultatin përfundimtar të 37 Kuvendeve Komunale.

Ndërsa, lidhur me përgatitjet për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahet më 17 dhjetor, kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve raport lidhur me ecurinë e këtyre përgatitjeve.

Lidhur me konfirmimin dhe verifikimin e votuesve nga jashtë vendit (2 dhjetor – 6 dhjetor) për komunën e Istogut, ai bëri të ditur se janë gjithsejt 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar. Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test