Thaçi takoi homologun e tij bullgar, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror - Bota Sot
Thaçi takoi homologun e tij bullgar, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror

Aktuale

E hënë, 11 dhjetor 2017

Thaçi takoi homologun e tij bullgar, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:01
Hashim Thaçi dhe Rumen Radev

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e veprimeve për integrim të tërë rajonit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Radev për përkrahjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës dhe është shprehur i gëzuar që Bullgaria do ta marrë kryesimin e BE-së.

“E mirëpresim kryesimin e Bullgarisë në kohë kaq të rëndësishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “Bullgaria e kupton mirë rajonin, nevojat dhe aspiratat”.

Ndërsa, presidenti Radev tha se Bullgaria e kupton mirë që paqja e qëndrueshme në Ballkan do të thotë paqe e qëndrueshme në tërë Evropën dhe konfirmoi se Bullgaria do të angazhohet për përfaqësim sa më të mirë të tërë Ballkanit, duke theksuar përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në muajin maj në Bullgari.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është e përcaktuar qartë për anëtarësim në NATO e BE dhe po punon për reforma, për integrim dhe dialog, si instrumente që çojnë në BE.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test