“Gjyqësori dhe prokuroria të veprojnë të pavarur kundër korrupsionit”

Aktuale

“Gjyqësori dhe prokuroria të veprojnë të pavarur kundër korrupsionit”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Në kudër të Javës kundër Korrupsionit në Kosovë është vlerësuar se vendi vazhdon të jetë i ndikuar në masë të madhe nga korrupsioni në shumë fusha derisa është kërkuar që Kosova të jep më shumë prova ndaj luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pa luftimin e korrupsionit në Kosovë është thënë se Kosova nuk mund të ketë liberalizim vizash.

Fatmire Mulhaxha Kollçaku nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se pa luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit Kosova nuk do të këtë liberalizim të vizave.

“Nuk ka liberalizim të vizave pa dhënë prova të prekshme dhe bindëse se po luftohet krimi i organizuar, korrupsioni dhe nepotizmi. Ky ishte mesazhi që njëzëri porosisnin ambasadorët e kuintit dhe Apostollova në një takim të mbajtur në kuadër të shënimit të luftës kundër korrupsionit” ka thënë Mulhaxha Kollçaku.

Sipas saj, deri më tani nuk ka prova për luftim serioz të korrupsionit.

“Pa arrestime të pushtetarëve në nivele të larta institucionale, se kur bëhet fjalë për keqpërdorimet e mëdha,  normal se nuk bëhet fjalë për peshqit e vegjël. Pra ky është kushti kryesor për lëvizje të lirë”, ka thënë nënkryetarja e Vetëvendosjes.

Ajo ka treguar se nuk luftohen këto dukuri negative të instaluara me rrënjë të thella në të gjitha institucionet e rëndësishme, vetëm me tryeza dhe takime tematike.

“Nga retorika boshe duhet kaluar në marrje të masave konkrete si parakusht për fillimin e luftimit të kancetit të kësaj shoqërie. Pra ky është kushti kryesor për lëvizje të lirë. Veç kush nuk ka vesh për të dëgjuar normalisht se nuk fillohet me "peshqit e vegjël". Po ashtu vlen të theksohet se në shoqërinë tonë nuk ka përkrahje të duhur për ata që i luftojnë këto dukuri. Gjyqësorit dhe Prokurorisë jo vetëm se i'u pamundësohet që të veprojnë të pavarur, pa ndikime politike, por në të njëjtën kohë nuk kanë as mbështetje të duhur buxhetore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat