Haxhiu: Kalludra nuk guxon ta sjellë Kadri Veselin me detyrim në seancën gjyqësore

Aktuale

Haxhiu: Kalludra nuk guxon ta sjellë Kadri Veselin me detyrim në seancën gjyqësore

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 10:26
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka akuzuar gjyqtari  e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Beqir Kalludra se është në shërbim të plotë të Kadri Veselit.

Po ashtu, ajo ka shkruar në Facebook se “ai nuk po guxon që ta sjellë Kadri Veselin me detyrim në seancën gjyqësore dhe në mungesë të guximit, Albinin dhe Donikën e la në paraburgim!”.

Postimi i plotë:

Neni 31 paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

"Çdokush i akuzuar për vepër penale ka të drejtë t'u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të kërkojë paraqitjen e detyrueshme të dëshmitarëve, ekspertëve dhe personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet"

Beqir Kalludra është në shërbim të plotë të Kadri Veselit. Andaj ai nuk vepron në bazë të përgjegjësive ligjore e kushtetuese. Ai nuk po guxon që ta sjellë Kadri Veselin me detyrim në seancën gjyqësore dhe në mungesë të guximit, Albinin dhe Donikën e la në paraburgim!

Gjyqtarit Kalludra i thash edhe dje...në histori do të njihet njësoj sikur gjyqtarët e paraluftës që burgosnin veprimtarët tanë për veprime politike!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat