Kajtazi: Është e frikshme deklarata e Akademik Nexhat Dacit për ambasadorin Delawie

Aktuale

Kajtazi: Është e frikshme deklarata e Akademik Nexhat Dacit për ambasadorin Delawie

Nga: A.S Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:50
Fadil Kajtazi

Njohësi i sigurisë dhe zhvillimeve politike në vend, Fadil Kajtazi e konsideron të rrezikshme deklaratën e Akademikut, Nexhat Daci për ambasadorin e SHBA-në në Koosvë, Greg Delawie.

Në një koment në Facebook, Kajtazi ka shkruar se akademiku e din se Kosova nuk mund të ekzistojë pa përzirjen e Delawisë.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Është e frikshme deklarata e Akademik Nexhat Dacit se "Delawi po përzihet shumë në punët e Kosovës". Nuk ma merr mendja se një akademik nuk ka vetëdije se Kosova nuk mundet të ekzistoj as edhe një ditë pa përzierjen e Delawise.

Me duket e dhimbshme kur një akademik, një ish-kryetar i kuvendit vihet në funksion të doktrinës se politikës serbe për "futjen e shqiptarëve në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare", e cila mundësoi çlirimin e Kosovës dhe bërjen shtet të saj.Të gjithë ata që janë në funksion të kësaj politike besoj se nuk është e vështirë të dihet se çka përfaqësojnë. Numri prej 700 spiuneve serb të lënë në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit ka filluar ta ngreh kokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat