Zjarri në Prishtinë, evakuohen banorët, dy banore dhe një polic i lënduar

Aktuale

Zjarri në Prishtinë, evakuohen banorët, dy banore dhe një polic i lënduar

Nga: A.S Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 15:52
Foto nga vendi i ngjarjes / Foto "Bota sot"

(E plotësuar) - Nga zjarri që ka rënë sot në një banesë në qendër të Prishtinës janë lënduar dy persona.

Pas lajmërimit për zjarr në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit ku kanë arritur që nga flakët t’i nxjerrin dy persona që gjendeshin në banesë.

 Përveç këtyre Policia  evakuoi  banorët që gjendeshin në ndërtesë ndërsa zjarrfikësiat e kanë fikur zjarrin për të mos depërtuar në banesat në afërsi.

 Ngjarja ka ndodhur  në rrugën “Hajdar Dushi” rreth orës 15:00 ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKU.

 Edhe Policia edhe zjarrfikësit janë ankuar se veturat e parkuara vend e pa vend dhe komunikacioni i dendur kanë shkaktuar vonesa për të arritur me kohë në vendin e ngjarjes.

 Shkelzen Xhafa nga Policia e Kosovës tha se veturat e parkuara keq ka shkaktuar vonesë ndërsa tha se gjendja e banorëve është e mirë ndërsa ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit.

Xhafa: Gjendja e banorëve është mirë

“Zjarri është shuar… gjendja e banorëve është mirë , nuk është e keqe, mirëpo për të gjitha çështjet të tjera do të vazhdojnë tretmanin në Qendrën Kline të Kosovës. Për momentin, është çdo gjë në rregull, por apeloi te të gjithë qytetarët se vonesa në reagim nga ana ambulancës dhe zjarrfikësve ka qenë për shkak të problemit të parkingjeve të parregullta. Të llogaritin qytetarët e Kosovës, edhe të Prishtinës, edhe të qendrës këtu, që familjarët e tyre munden me qenë në rrezik, për shkak se policia, zjarrfikësit dhe ambulancat nuk munden me ardhur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Xhafa.

Për shkaqet e zjarrit, Xhafa ka thënë se në vend të ngjarjes ka dal eksperti dhe me urdhër të prokurorit do të vazhdojnë të gjitha hetimet.

 Për rastin ka treguar edhe shefi i shërbimit të zjarrfikësve Bajram Rexhepi.

Ai tha se gjithnjë kanë probleme shkaku i veturave të parkuara keq e kjo ka ndodhur edhe sot.

Por sipas tij më e rëndësishmja është shpëtimi i jetëve të njerëzve.

Rexhepi: Kemi shpëtuar dy persona

“Kemi pas vështirësi të jashtëzakonshme me arti në vendine  ngjarjes, komunikacioni I dendur, veutrat e parkuara, kemi humb kohë por edhe pas gjithë atyre kemi arritur sukes.

Për neve me rëndësi është shpëtimi I jetës së njerëzve,  kemi arrit të shpëtojmë dy persona, njëri person ka qenë në banesën ku ka ndiodh zjarri dhe tjetri në banesën tjetër që është helmuar nga tymi. Fillimisht jemi udhëzuar në një hymje tjetër dhe nuk kemi pasur mundësi të dalim dhe jemi detyruar që të përdorim një rrugë tjetër për me ardh te banesa”, tha Rexhepi.

****

Tashmë zjarrëfikësit në bashkëpunim me policinë kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin dhe të evakuojnë banorët në ndërtesën e banueshme në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë. Nga ky incident ka mbetur i lënduar një polic dhe dy banore.

Gjatë detyrës një pjesëtar i policisë ka marrë lëndime në këmbë, ndërsa e ka marrë ndihmën e parë nga një zjarrëfikës në vendin e ngjarjes. Mësohet se lëndime kanë marrë edhe dy banore tjera të cilat janë dërguar për trajtim mjekesor në QKUK.

Ende nuk dihet se a ka edhe persona tjerë të lënduar.


Zjarri në Qendër të Prishtinës: Dy gra të lënduara dërgohen në QKUK

Dy banore të ndërtesës që u përfshi nga zjarri rreth orës 15:25 në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në mesin e personave të lënduar është edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Zjarrëfikësit dhe policia kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin si dhe kanë evakuuar banorët që ishin brenda ndërtesës në momentin kur objekti u përfshi nga flakët.

Kujtojmë se dy javë më parë një incident zjarri kishte ndodhur edhe në një banesë kolektive në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Nga tymi i zjarrit kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK disa banorë, ndërsa zjarrëfikësit dhe policia kishin lokalizuar zjarrin. Për këtë rast policia kishte arrestuar një femër pasi dyshohet se ajo e ka ndezur zjarrin. 

Ndërsa shkaktarët që çuan deri të zjarri i sotëm në ndërtesën në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë nuk dihen ende

***

Policia e Kosovës ka evakuuar banorët që gjendeshin në ndërtesën që sot mori flakë në qendër të Prishtinës.

Tashmë zjarri është fikur nga zjarrfikësit ndërsa banorët janë evakuuar nga ndërtesa dhe disa nga ta janë dërguar për të marr ndihmë mjekësore.

 Policia ka thënë se vonesa në arritjen e ekipeve të policisë dhe zjarrfikësve është për shkak të veturave të parkuara vend e pa vend.

Sipas Policisë gjendja e banorëve është e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Image

***

Pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë të banueshme në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, policia dhe zjarrfikësit kanë filluar t'i evakuojnë banorët.

Deri më tani policia ka thënë se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar nga ky incident.

Ky incident është shkaktuar rreth orës 15:25 dhe policia bashkë me zjarrfikësit po merren me rastin.

Raportohet se ende ka banorë brenda objektit ku po ndodh ky incident.

***

Para disa minutave një ndërtesë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri dhe disa prej banorëve kanë mbetur brenda.

Një grua e moshuar ka mbetur e ngujuar për momentin në banesës që është duke u djegur dhe ende nuk është arritur që të evakuohet ajo, shkruan “Bota sot”.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa në vendin e ngjarjes janë dalur zjarrfikësit dhe policia.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat