Molliqaj: S’ka babë, ka ide

Aktuale

Molliqaj: S’ka babë, ka ide

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 20:26
Vlorian dhe Dardan Molliqaj

Vlorian Molliqaj, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka reaguar në Facebook, pas publikimit të mesazheve ofenduese të Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit.

Ai pyet nëse dikush deri më tani e ka dëgjuar Kurtin duke e quajtur veten ‘babë’ brenda Lëvizjes.

Molliqaj shkruan se dikur Albin Kurti i kishte mësuar që nuk ka njeri të pazëvendësueshëm dhe se nuk duhet të ketë ‘babë’, por ‘ide’.

Në fund të postimit të tij, ka vendosur hashtagun ‘’s’ka babë, ka ide’’.

Ja postimi i plotë i Vlorian Molliqajt:

A e ka dëgjuar dikush ndonjëherë Albin Kurtin tek thotë që Lëvizja është e tij, siç disa sot po e quajnë ”Lëvizja e Albinit”?

A e ka dëgjuar dikush ndonjëherë Albin Kurtin tek e quan veten BABË?

JO! Përkundrazi! Albin Kurti dikur na mësoi që nuk ka njëri të pazëvendësueshëm.

Albin Kurti dikur na mësoi që në një organizatë nuk duhet të ketë BABË por duhet të ketë IDE.

Albin Kurti dikur na mësoi që individi në organizatë nuk mund të jetë më i rëndësishëm sesa ideja.

Mbase Albin Kurti sot nuk pajtohet me këtë status, por le ta dijë që me këtë status veçse po i bëjë nderë. Po e bëjë pikërisht atë që ai na e mësoi dhe kërkoi dikur.

E ata që po e quajnë Albinin BABË dhe që po e mitizojnë atë, nuk ia duan të mirën as Albinit e aq më pak Lëvizjes. Ata nuk janë asgjë tjetër përveç ushtarë të Facebookut, oportunistë e përçarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat