Asamblisti i VV-së e quan gjuhën e aktivistes së Lëvizjes standard të ri politik

Aktuale

Asamblisti i VV-së e quan gjuhën e aktivistes së Lëvizjes standard të ri politik

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 22:17
Nol Nushi

Nol Nushi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës ka shkuar në llogarinë e tij në Facebook se aktivistet në Vetëvendosjes e kanë mposhtur mitin e babës dhe rrjedhimisht përfaqësojnë një standard të ri në politikën tonë.

Ky status i tij vjen në mbrojtje të Aida Dërgutit, deputetes së Vetëvendosjes, e cila e quajti kolegun e saj, Albin Kurtin me termin ofendues “mut”.

Ky është shkrimi i plotë i Nushit:

Nese asgje, VV ka arrite qe pergjate
viteve te krijoje standard te ri ne politike. Aktivistet qe u angazhuan sinqerisht ne secilin nivel organizativ arriten te kapercejne logjiken paternizuese te shefave e baballareve ne parti.

Aktivisti e sidomos aktivistja e VVse mposhten (kushtimish) autoritetin dhe mitin e Babes, brenda familjes. Ata nuk lejuan qe ky mit te zevendesohet me nje Babe te ri brenda organizates.

Kjo ishte lufte e veshtire dhe vazhdon te jete. Sic kemi thene, kjo eshte maratone. Ky angazhim eshte i domosdoshem pavaresisht a ndodhe ne jeten tone.

Pra VV, megjithate, ndertoi aktiviste politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat