Reagon edhe Haxhiu, ja si e “qorton” Dërgutin dhe çka paralajmëron për VV-në

Aktuale

Reagon edhe Haxhiu, ja si e “qorton” Dërgutin dhe çka paralajmëron për VV-në

Nga: N.A Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 15:37
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ndaj ofendimeve që ka marrë Albin Kurti nga partiakët e tij në një grup të ashtuquajtuar “Grupi Viber”.

Ajo ka thënë që kushdo që ka nxjerrë publikimet e komunikimit të brendshëm, nuk ka vepruar drejtë, dhe ka bërë gabim.

“Sigurisht që diskutimi dhe vendimet duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, pasi qytetarët kanë besim te Lëvizja dhe parimet e saj”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu ajo ka thënë se e kishte obligim të deklarohej, sepse qytetarët dhe aktivistët ishin të shqetësuar.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje tregoi që shumë shpejë, do të ketë zgjedhje të brendshme dhe Albin Kurti duhet të të kandidojë përsëri për kryetar të kësaj Lëvizje, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë:

Lëvizja jonë ka organet, ka Statutin dhe konsiderohet subjekti politik me nivelin më të lart të demokracisë së brendshme.

Kushdo që ka nxjerr publikime të komunikimeve të brendshme nuk ka vepruar drejtë, dhe ka bërë gabim. Sigurisht që diskutimi dhe vendimet duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, pasi qytetarët kanë besim te Lëvizja dhe parimet e saj.

Meqë më kanë shkruar shumë qytetarë e aktivistë, e ndjej obligim që para tyre ta them qëndrimin tim, pasi qëndrimi është parakusht për çdo aktivist politik. Nuk mund të ketë aktivizëm pa qëndrime.

Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kerkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët. 

Së dyti, çdo ofendim tjetër është në dëm të organizatës, i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë. 

Së treti duhet që të gjitha çështjet urgjentisht të diskutohen përbrenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes. 

Së katërti, Lëvizja është përballur me momente më të vështira, dhe gjithnjë ka dalë edhe më e fortë. 

Së pesti, Kosovës i duhet programi që Lëvizja përfaqëson si dhe demokracia e brendshme dhe e jashtme që Lëvizja praktikon e synon.

Prandaj ne së shpejti do të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes, ku une presë që Albin Kurti të kandidojë, bashkë me këdo tjetër që është i gatshëm të hyjë në këtë proces te demokracisë së brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat