Molliqaj u përgjigjet aktivistëve për akuzat se është anëtar i SHIK-ut

Aktuale

Molliqaj u përgjigjet aktivistëve për akuzat se është anëtar i SHIK-ut

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 17:44
Vlorian Molliqaj vëllai i deputetit të VV-së Dardan Molliqaj

Përçarjet dhe ofendimet në Lëvizjen Vetëvendosje ka shkaktuar përçarje edhe tek aktivistët e kësaj partie, Vlorian Molliqaj vëllai i deputetit të VV-së Dardan Molliqaj është etiketuar nga aktivistët e tjerë si anëtar i SHIK-ut.

Vetë Molliqaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook i është përgjigjur të gjithë atyre që e etiketojnë si anëtarë të Shik-ut.

“Dje e postova një status ku e dhashë mendimin tim lidhur me problemet e fundit brenda Lëvizjes sonë. Menjëherë u etiketova nga disa prej juve si pjesëtar i SHIK-ut, si i shitur, si tradhtar, si zëdhënës i Dardanit, etj”.

“Unë në Lëvizje jam angazhuar prej vitit të parë të themelimit të saj. Fillimisht nuk kam bërë shumë sepse kam qenë fëmijë, por të paktën e kam shpërndarë gazetën e Lëvizjes, kam shkruar parulla dhe kam ngjitur postera. Më vonë, bashkë me shumë prej juve, kemi marrë pjesë në shumë aksione e protesta ku edhe jemi arrestuar së bashku. Këtu në Suedi bashkë ne shumë aktivistë të tjerë, themeluam qendrën tonë ku në mes tjerash dhjetëfishuam numrin e votuesve”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj me tej ka thënë se pavarësisht etiketimeve që i janë vënë ai nuk do të ofendojë askënd edhe nëse rrugëtimi i tyre i përbashkët nuk do të vazhdojë.

“Për mua, është e dhimbshme kur ju shokët e shoqet e mia që së bashku udhëtuam shumë vite, brenda natës më ngjitni etiketa të tilla veç pse unë e dhash një mendim ndryshe prej juve. Është e dhimbshme kur shoh se si sot unë për juve qenkam zëdhënës i vëllaut tim, përderisa dikur kur ishim krahpërkrah nuk më treguat që më shihni si zëdhënësin e Dardanit, por si shokun tuaj të idealit”.

“Unë shpresoj shumë që rrugëtimi ynë i përbashkët do të vazhdojë edhe për shumë vite tjera.Por edhe nëse jo, unë nuk do t’ju ofendoj dhe nuk do t’ju quaj SHIK apo të shitur pavarësisht veprimeve tuaja në të ardhmen. Kam shumë respekt për të kaluarën tonë të përbashkët dhe kam besim që pavarësisht dallimeve politike apo organizative, ju nuk jeni ata që shiten apo blehen. Këtë e prisja edhe nga ju. Asgjë më shumë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat